Sunday, June 26, 2016

Dekalogu Kuq e Zi Kamionistet

Dekalogu Kuq e Zi  Kamionistet


Humoristët e Shqipërisë dhe Kosovës bëhen bashkë për të përcjellë situata argëtuese dhe të qeshura në një serial të ri: “Dekalogu kuq e zi”. Dekalogu Kuq e Zi  Kamionistet.

Seriali i zhanrit komedi, projekti më i ri i Digitalb-it dhe regjisorit Altin Basha u prezantua në konferencë për media në Prishtinë mbrëmjen e së enjtes.

Basha shpalosi detaje rreth serialit, teksa bëri të ditur që si ide lindi pas mbledhjes së dy qeverive në Prizren. Në 10 episodet e “Dekalogut”, 6 aktorë luajnë 60 personazhe të ndryshme.

“Jemi përpjekur që të shohim realitetet e bashkëjetesës mes nesh në filtrin e komedisë dhe duke parodizuar disa fenomene që i gjejmë në të dyja anët e kufirit”, theksoi regjisori Basha.

Ky projekt sjell së bashku në ekran 3 aktorët e “Portokalli”-së, Florian Binajn, Gazmend Pajën dhe Besart Kallakun, me 3 aktorët kosovarë të njohur si Stupcat: Vedat Bajramin, Mensur Safçiun dhe Osman Ademin.

No comments:

Post a Comment